Site icon Telegrafi

Ramadani merr përgjegjësinë për humbjen nga Ballkani

Prishtina pësoi humbje 1-0 në shtëpi nga Ballkani në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Super goli i Ermal Krasniqit e vendosi takimin, duke bërë që skuadra nga Theranda të arkëtonte tre pikë në një takim shumë të vështirë.

Trajneri i bardhëekaltërve, Zekirija Ramadani ka përgëzuar Krasniqin për golin e shënuar, derisa ka marrë përgjegjësinë për humbjen.

Lexo po ashtu Mbyllet derbi në "Fadil Vokrri": Ballkani mposht Prishtinën me super golin e Ermal Krasniqit

“Dominuam tërë ndeshjen, por na mungoi agresiviteti në fazën e finalizimit. Lojtarët dhanë maksimumin, ndoshta edhe ky ishte maksimumi për këtë takim””, ka thënë strategu pas takimit për Art Sport.

“Kjo ndeshje është mbyllur nga një gol fenomenal i Ermal Krasniqit, dhe e përgëzoj Ballkanin për fitoren”.

“Duket se jemi ende në avazin e vjetër, por duhet të rikthehemi sa me shpejtës si në sezonin që lamë pas. Normalisht, përgjegjësinë e ka trajneri. Kemi cilësi për ta mposhtur çdo ekip”, ka përfunduar Ramadani.

Prishtina pas dy xhiros ka arkëtuar vetëm një pikë, derisa shpreson që në javët e radhës të ketë ecuri më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version