Site icon Telegrafi

Ramadani: Kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben Qeverisë izoluese të Kurtit

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka komentuar situatën politike dhe formimin e Qeverisë së re.

Ramadani ka deklaruar se kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben sipas tij, Qeverisë izoluese të Kurtit, transmeton Telegrafi.

“Ngërçin institucional të mundshëm duhet ta tejkalojë opozita. Qytetarët kanë votuar për Qeveri të re, jo për vazhdim të qeverisjes izoluese. Në ditët e ardhshme Gjykata Supreme do të pritet të jep verdiktin mbi ankesat zgjedhore. Pastaj, nëse kjo mundëson Certifikimin e Retultateve, procesi për ndërtimin e institucioneve duhet të fillojë”, ka theksuar Ramadani në postimin e tij në Facebook.

Prandaj, sipas Ramadanit, opozitarët e deritashëm duhet të ulen dhe bëjnë marrëveshjen për Qeveri të re, Qeveri të stabilizimit të Kosovës.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, procesi u vlerësua si demokratik dhe pa incidente.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30%. Partia Demokratike e Kosovës më 20.95% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27%./Telegrafi/

Exit mobile version