Burim Ramadani tha se nuk ka logjikë që të iket nga Gjykata Speciale, dhe ai beson se nuk do të ndodhë një veprim i tillë.
Zëvendësministri i FSK-së, këto komente i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit,
Ai gjithashtu foli edhe për çështjen e demarkacionit, për të cilën tha se do të gjendet një zgjidhje e përbashkët e dy qeverive, shumë shpejt.
Për ushtrinë, Ramadani tha se kjo çështje nuk do të zvarritet shumë, por shprehu bindje se do të bëhet me ndryshimet kushtetuese dhe me një gjithëpërfshirje. /RTV D/