Site icon Telegrafi

Ramadani kërkon nga liderët e shtetit të sqarojnë qëndrimin shtetëror për Asociacionin

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka kërkuar nga liderët shtetërorë që të sqarojnë qëndrimet e tyre për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ramadani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës po i bën dëm Kosovës duke mos publikuar draft-statusin e Asociacionit.

“Nuk ka asgjë më të papranueshme sesa mungesa e transparencës në proceset që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Kështu u dëmtua rëndë përmbajtja. Paramendojeni sikur një lidership transparent të kishte publikuar vet Draft-Statutin për Asociacionin. Sa mirë do të bënte. Sa shumë do të ndihmonte pozicionin e Kosovës.

Ta debatonin atë në detaje me: profesorët universitarë, ekspertët Kushtetues, ekspertët e qeverisjes lokale, studiuesit e politikave të akomodimit (integrimit), partitë politike (madje përfshirë edhe partinë në pushtet – sepse edhe aty veç një grup fort i ngushtë i njerëzve është i informuar me përmbajtjen e proceseve, të tjerët janë kasetofonë propagandues injorantë!), shoqërinë civile, mediat. Pse jo, edhe me ekspertë të njohur ndërkombëtarë e rajonalë”, ka shkruar Ramadani.

Ai po ashtu pyeti se pse tre liderët e shtetit nuk dalin bashkë e të njoftojnë opinionin publik? /Telegrafi/

Exit mobile version