Telegrafi

Ramadani: Kaq ishte forca jonë, na dhemb më shumë humbja ndaj TNS

Feronikeli i ka thënë lamtumirë aventurës evropiane, derisa është mposhtur edhe në duelin e dytë nga Slovan Bratisla.

Kryetrajneri i kësaj skuadre Zekirija Ramadani ka folur pas eliminimit nga Liga e Evropës, teksa e pranoi se kundërshtari ishte më cilësorë se kampioni i Kosovës.

“Me mëritë shkoi Slovan Bratislava pasi që kishte cilësi dhe kualitet më shumë se ne”.

“Ekipi kundërshtare kishte kualitet të lartë dhe e kemi ditur këtë, andaj jemi munduar mos të bënim ndonjë gabim sepse do të ndëshkohemi”, deklaroi Ramadani.

Foto Ridvan Slivova/Telegrafi

Tekniku shkupjan vazhdon ta qajë humbjen ndaj TNS-s, ndërkohë që premton rikthim të fuqishëm në Superligën e Kosovës.

“Uroi futbollistët e mijë për lojën e treguar, neve na mbetet të rikthehemi në futbollin kosovare, por që ajo çfarë na ka dhimbur më së shumti ishte ndeshja ndaj TNS-së”, ka thënë në fund Ramadani.

Zekirja Ramadani – Foto Ridvan Slivova/Telegrafi

Feronikeli u eliminua nga Liga e Evropës nga Slovan Bratislava me rezultat të përgjithshëm 4-1. /Telegrafi/