Telegrafi

Ramadani: ISIS i josh të rinjtë përmes rrjeteve sociale

Sonte në emisioni “Studio e hapur” e TVNova, në pyetjet se cilët janë arsyet që shumë njerëz të rinj i bashkohen ISIS dhe si Shteti Islamik i rekruton ndjekësit e tyre, ka diskutuar analisti Ramadan Ramadani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Ka arsye të shumta përse kjo u ka ndodhur atyre individëve dhe si ka ardhur deri te ajo që të bëhen pjesë e ISIS. Nuk do të mund ti përfshijmë të gjithë, por njëra nga arsyet e cila paksa është relativizuar është propaganda e madhe globale e cila bëhej dhe nuk ka asgjë të përbashkët me njerëzit në Maqedoni. Të rinjtë janë joshur në korniza globale, përmes rrjeteve sociale.

Praktika e këtillë u bë truall pjellor pas disa ngjarjeve, sidomos në territorin e Sirisë, ku janë kryer krime ndaj njerëzimit. Të gjithë ato filma dhe video xhirime rezultuan me rekrutimin e njerëzve të cilët me siguri kanë menduar se realizojnë drejtësi. Duhet të flasim se kjo nuk është vetëm terrorizëm por ne në Maqedoni kemi një vepër të re penale, e ajo është pjesëmarrje në ushtri të huaja. Kjo është pasojë e atij ligji dhe i njëjti vlen për të gjithë shtetasit tonë, ka thënë Ramadani.

Sa i përket sigurisë në Ballkan ai ndan mendimin që gadishulli jonë për momentin është i sigurt sepse nuk ka truall të volitshëm për sulme.

„ISIS është projekt politik i cili ka arritur sukses në disa zjarre të luftës. Në Ballkan konteksti është akoma në nivele tjera, para së gjithash politike dhe etnike, ndërsa në atë kontekst ISIS nuk ka kapacitet të bëjnë diçka“, ka komentuar analisti Ramadani./Telegrafi/