Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka sqaruar situatën nëse FSK mund të shkojë në veri.
Ramadani, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë situata e sigurisë në Kosovë, pas transformimit të FSK-së në Ushtri ka ndryshuar.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se pret që Kosova të respektojë ato që kryeministri Thaçi në vitin 2014 i ka shkruar në një letër drejtuar Aleancës…Ne tashmë kemi një situatë tjetër të sigurisë bashkë me një Qeveri tjetër”.
Zyrtari i AAK-së ka thënë se shpreson që në veriun e Kosovës nuk do të ketë nevojë për ndërhyrjen e FSK-së.
“Uroj që të mos ketë ndonjë situatë fatkeqësie natyrore në atë pjesë të Kosovës. Por, ne nuk po flasim për shkuarje të viteve ’90 siç kishte bërë Serbia, por për mundësi që të ndihmojmë komunitetin atje”.
Ramadani ka thënë se nuk është interes i Kosovës që të luftojë kundër qytetarët të vet në veri, përfshirë edhe serbët.
“Kryeministri Haradinaj ka garantuar në emër të Kosovës, që nuk kemi plan, vizion e asnjë lloj interesi që të luftojmë me qytetarët tonë në atë pjesë të Kosovës. Qytetarët tonë janë edhe serbët, boshnjakët, turqit etj.”, tha ndër të tjera Burim Ramadani./Telegrafi/