Site icon Telegrafi

Ramadani flet para ndeshjes ndaj Inter d’Escaldes

(Foto: prishtinafc.com)

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka folur para ndeshjes finale të raundit preliminar me kampionin e Andorrës, Inter d’Escaldes.

Kampioni i Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në “Elbasan Arena” dhe nesër (e premte) do ta zhvillojë sfidën e rëndësishme.

“Mendoj se ekipi është i vëmendshëm, i kujdesshëm, e din se çka na pret – një ndeshje shumë e vështirë. E mira është rikthimi i Bekteshit, është i mirëseardhur”.

Lexo po ashtu Prishtina mban seancën e fundit stërvitore para ndeshje finales ndaj Inter d'Escaldes në Ligën e Kampionëve

“Do të mundohemi ta freskojmë ekipin në formacion, sepse tash është pak më lehtë për neve si trajner kur ke konkurrencë të mirë dhe të barabartë”.

“Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe nëse do të kemi angazhimin e njëjtë dhe përqendrimin pak më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar, para portës e mendoj, në finalizim të aksioneve, atëherë besoj se mund të realizojmë më shumë gola se në ndeshjen e parë”, është shprehur ai për faqen zyrtare të klubit.

Exit mobile version