Trajneri i Feronikelit, Zekerija Ramadani është i kënaqur me barazimin ndaj Prishtinës (1-1).
Edhe pse skuadra e tij luajti me një lojtar më shumë për 30 minuta, nuk arriti ta fitojë ndeshjes.
“Ne e morëm atë për çfarë erdhëm. Ishim duke humbur, barazuam pastaj kishim një lojtar më shumë në lojë. Bëmë zëvendësime që mund të bënin diferencën, por ja që goli i dytë nuk erdhi”.
“Më vjen keq që nuk arritëm të fitojmë pasi e patëm mundësinë. Është gjynah, por edhe Prishtina pati mundësitë e veta”.
“Kam fjalë pozitive për Prishtinën. U mbrojtën mirë edhe pse ishin me një futbollist më pak. Kishin dy tri raste edhe për të na shënuar”, ka thënë Ramadani për media pas ndeshjes.
Feronikeli ka 49 pikë dhe është lider në Superligë. /Telegrafi/