Site icon Telegrafi

Ramadani e Nitaj tregojnë koalicionet e preferuara të AAK-së

Dy zyrtarët e AAK-së, Muharrem Nitaj dhe Burim Ramadani kanë bërë projektimet e tyre për koalicionet e mundshme para dhe pas zgjedhore.

Nitaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për të do të ishte e preferueshme që AAK të shkojë e vetme në zgjedhje, por sipas tij një interpretimi i Gjykatës Kushtetuese mund t’i imponojë koalicionet parazgjedhore.

Ai ka thënë se bashkëpunimi ka qenë korrekt me NISMA-n dhe PSD-në dhe, sipas tij, një koalicion parazgjedhor me këto parti do të ishte i mundshëm.

Nitaj ka thënë se AAK nuk do të vendos vija të kuqe ndaj ndonjë partie për shkak konstalacionit politik që ka Kosova.

“Përderisa kushtetuta na obligon një koalicion pas zgjedhor me Listën Serbe, pse të vendosim vija të kuqe ndaj partive shqiptare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Megjithatë deputeti i AAK-së thotë se personalisht do të preferonte një koalicion AAK-LDK ku kryeministri do t’i takonte partisë që del e para në zgjedhje.

Nga ana tjetër zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se do ishte mirë që në Kosovë të ketë ndryshime, dhe do të ishte i pëlqyer një koalicion i prirë nga AAK, bashkë me LDK, NISMA, PSD dhe AKR.

Ramadani ka thënë se Vetëvendosje ka një qasje ndryshe prandaj nuk e preferon për zgjedhje./Telegrafi/

Exit mobile version