Këtë e ka konfirmuar për Koha.net një i afërm i futbollistit, i cili ka dashur që të flas në kushte anonimiteti.
19 vjeçari shihet si një nga talentet më të mirë të Superligës së Kosovës, ndërsa më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubit nga kryeqyteti Prishtina, si dhe klubit të vendlindjes, Ferizaj.
Kosova tashmë është bërë tregu i talenteve që Shqipëria është duke shikuar në këto vitet e fundit. Ndër yjet kosovarë që janë duke shkëlqyer në Superligën e Shqipërisë janë dyshja e Skënderbeut, Lirdion Latifi dhe Bernard Berisha, që këtë sezon kanë qenë në një formë të lartë.
Partizani sezonin vjeshtor e mbylli në vendin e dytë, tre pikë më pak se lideri Skënderbeu.
Por, qysh tani Partizani ka filluar të përforcohet. Ditë më parë transferoi edhe mbrojtësin nigerian Sotiq Atanda, ndërsa tani pritet të konfirmojë transferimin e Ylber Ramadanit.