Site icon Telegrafi

Ramadani: Dëshpëruam rivalët për titull, fitore e madhe

Trepça ’89 ka arritur një fitore tejet të madhe nga udhëtimi në Gjilan.

Mitrovicasit kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Dritës, duke dëshmuar se janë pretendenti kryesor për titull të kampionit.

Ndërkohë trajneri i 89-shit, Zekirija Ramadani ka deklaruar se skuadra e tij ka treguar karakter dhe kanë dëshpëruar rivalët për titull.

“Kam luana në skuadër dhe kjo e ka bërë këtë fitore më të lehtë edhe pse luajtëm në një terren të vështirë dhe përballë një tifozërie të zjarrtë siç janë tifozët e Dritës”, deklaroi Ramadani pas ndeshjes.

“Kemi demantuar të gjithë që menduan se 89-shi nuk mundet të triumfojë në Gjilan falë një loje fantastike nga lojtarët”.

“E dimë se ka shumë ndeshje deri në fund, mirëpo ndodhemi në rrugë të mirë edhe pse nuk ka mbaruar asgjë. Me këtë fitore kemi dëshpëruar rivalët për titull”, deklaroi Ramadani.

Pas kësaj fitore Trepça ’89 mbetet në krye të renditjes me shtatë pikë më shumë se Feronikeli. /Telegrafi/

Exit mobile version