Site icon Telegrafi

Ramadani: Bajram, a po merresh me “Luginën e Diellit”?!

Burim Ramadani nga AAK-ja, ka kritikuar zv/ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj lidhur me deklaratën e tij të bërë karshi shtatores së Car Lazarit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria po kërkon dorëheqjen e Shpendit. S’po them as nëse ka apo nëse nuk ka të drejtë, por disi s’po arrijë ta kuptoj pse s’po bëjnë gjë rreth kolonisë së re të Qeverisë së Serbisë me të ashtuquajturën “Lugina e Diellit”?”.

Qasja e zv/ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ndaj çështjeve tjera në Kosovë dhe “ikja” nga përgjegjësia për të trajtuar “Luginën e Diellit” në veri të Kosovës, një investim nga Serbia, po kritikohen në vazhdimësi.

Postimi i plotë:

Bajram, a po merresh me “Luginën e Diellit”?

Qeveria po kërkon dorëheqjen e Shpendit. S’po them as nëse ka apo nëse nuk ka të drejtë, por disi s’po arrijë ta kuptoj pse s’po bëjnë gjë rreth kolonisë së re të Qeverisë së Serbisë me të ashtuquajturën “Lugina e Diellit”?

Ku e keni Policinë Bajram? Apo, pse s’po e leni ta kryejë punën e vet Policia?

Merru me Shpendin, pse jo!

Ama, na trego se çka po bëni ju për rend e ligj në këtë vend!

Na trego a po merresh me “Luginën e Diellit” dhe çka e si saktësisht?

Exit mobile version