Site icon Telegrafi

Ramadani: 10 kosovarë u kapën duke shkuar në ISIS (Video)

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, në emisionin Info-BOX të RTV Dukagjinit, ka thënë se është e vërtetë ajo që thonë institucionet tona se ISIS-it nuk i janë bashkuar prej kohësh qytetarët tanë.

Megjithatë, sipas tij, janë mbi 10 qytetarë që kanë tentuar që të shkojnë në këto luftëra, por janë zënë falë institucioneve të Kosovës dhe Turqisë.

Ai tha se përkundër masave qe kanë marrë institucionet tona, nuk duhet llogaritur shumë pasi që ISIS-i në strategjinë e tyre, pos pjesëmarrjes në territorin që zotojnë, kanë prioritet shpërndarjen e të radikalizuarve.

Ramadani përmendi edhe kategori tjera të rrezikshme, siç i quajti ai – “ujqit e vetmuar” – apo edhe hakmarrësit nga të cilët mund të ketë edhe problem të shumta për sigurinë në botë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MoYMi9vKbjA

Exit mobile version