Site icon Telegrafi

Ramadan Muja shpërblen me tenderë 10 mijë euro kompaninë që nuk paguan tatime (Dokument)

Komuna e Prizrenit i ka dhënë një tenderë prej 9 mijë e 900 eurove një kompanie që nuk paguan tatim për shtetin. Kompania N.T.SH “Xoni -2”, pronë e Drita Hoxha- Buzhala ka fituar një tender me komunën e Prizrenit për t’i trajnuar stafin e administratës së komunës.

Mirëpo në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve kompania N.T.SH “Xoni -2”, figuron që nuk paguan asnjë cent tatim për shtetin e Kosovës, përkundër që fiton tenderë raporton Arbresh.info

Statusi në ATK kësaj kompania i figuron si biznes që nuk është i regjistruar për tatim. “Statusi në ATK: Ky tatimpagues nuk është i regjistruar për TVSh”, shkruan në faqen e ARBK-së ku janë të dhënat e këtij biznesi. Ky nuk është tenderi i parë që ka fituar kjo kompani. Më 2013 kompania “Xoni-2” ka fituar po ashtu një tender për dhënien e këshillave profesionale për ngritjen e të hyrave në këtë komunë. Shuma e tenderit ishte hiq më pak se 9 mijë e 528 euro. /Arbresh.info/Telegrafi/

Exit mobile version