Profesori Sadri Ramabaja ka thënë se nuk beson në drejtësinë e Gjykatës Speciale, por gjithsesi ajo duhet të verifikojë përfundimisht pretendimet për vrasjet e pasluftës.
Ai thotë po ashtu se për kohën sa ishte i burgosur për rastin “Syri i Popullit”, duhet të marrë përgjegjësi ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai po ashtu shton se mbi 90% e aktakuzës do të bie, për shkak se nuk ka bazë. Por, Ramabaja cek vrasjen e Behadin Hallaçit, si njërën prej akuzave që duhet të qartësohen.
“Ideja është e qartë. 90% e aktakuzës jam i bindur se bjen se nuk ka bazë. Problemi është tek pjesa e njerëzve të likuiduar. Sepse Behadin Hallacin nuk e kam likuiduar unë nga Bazeli. Bashkëluftëtarët e tij kanë dëshmuar atje. Nuk mund të jemi demagogë ekstremë. UÇK nuk po gjykohet. Është rast i mirë që të verifikohet dhe të mbyllet kjo histori. Me thënë të drejtën nuk është që besoj nga drejtësia e Speciales”, tha ai në t7.
“Dua të them se për vete kam qenë tre vjet peng i tij dhe po të kishte drejtësi ai do duhej të dënohej. Nuk ka fakte kundër UÇK-së. Atë duhet ta mbrojmë pa emocione por me fakte”, përfundon Ramabaja.