Kryeministri Edi Rama konsideron të padrejtë që mësuesit e kanë pagën më të ulët se ai. Ndaj, u zotua se rrogat e tij nuk do të rritet, derisa të barazohet me rrogën e mësuesve.
“Kemi në program rritjen e mëtejshme për pagat e mësuesve. Rritja ka ardhur që në fillim të mandatit tonë të parë, me uljen e taksës së rrogës. Do vijojmë rritjen e pagave për mësuesit. Paga ime është padrejtësisht më e madhe sesa juaja. Këtë diferencë do ta ngushtojmë. Ju premtoj një gjë, që paga ime nuk do rritet, por juaja do rritet çdo vit”, premtoi Rama.