Telegrafi

Rama: Zgjedhjet do bëhen, drejtësia do bëhet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, shpreh keqardhje për Partinë Demokratike që nuk nuk merr pjesë në zgjedhje në Kavajë dhe se kriza e saj nuk përbën krizën e vendit, pasi zgjedhjet do bëhen dhe drejtësia do bëhet.

Në një postim në faqen e tij ne Facebook, kryeministri Rama shprehet se “PD nuk hyn ne zgjedhje në Kavajë ?Keqardhje për PD po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen Drejtësia do bëhet”.

Më heret, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, tha se për PD dhe opozitën nuk ka ndryshuar asgjë dhe se mbeten te vendosur për të mos marrë pjesë në asnjë proçes zgjedhor me kryeministër Edi Ramën.

“Nuk do të ketë zgjedhje në Kavajë apo cilëndo zonë tjetër të Shqipërisë. Vendimi i opozitës është i parevokueshëm dhe nuk është thjesht vendim i disa partive politike të bëra bashkë por një vendim i marrë nga qytetarët me 18 shkurt”, tha Paloka.