Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me homologun e tij nga Kosova, Isa Mustafa, ka komentuar zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Presidencës.
Sipas Ramës, dita e sotme është një ngjarje e madhe për Kosovën, raporton Zeri.
“Është ngjarja më pozitive që i ndodhë Kosovës”, ka thënë shkurt pas takimit.
Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë do të marrë pjesë nesër gjatë inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, që do të mbahet në sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.