Telegrafi

Rama viziton Athinën më 15 dhe 16 shtator

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të vizitojë Athinën më 15 dhe 16 shtator.

Lajmi bëhet publik prej qeverisë greke, e cila konfirmoi pjesëmarrjen e Ramës në cilësinë e kreut të OSBE në takimin që do të mbahet në Athinë.

Rama pritet të mbërrijë në Athinë pasditen e së 15 shtatorit.

Burime qeveritare greke thanë se ende nuk kanë një agjendë te detajuar të kryeministrit shqiptar, por është e sigurt që kryeministri shqiptar pritet të ketë takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare. /TCH/