Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Francës për një vizitë zyrtare në Paris, ku është pritur nga presidenti Emanuel Macron.
Vetëm pak minuta më parë, kreu i qeverisë shqiptare përmes rrjeteve sociale ka ndarë pamje të pritjes në pallatin presidencial “Elysee” nga Presidenti Macron.
Në postimin që shoqëron videon në Facebook, Rama bën të ditur se ka zhvilluar një drekë pune me presidentin francez mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Evropian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajon.
Franca ka qenë një ndër vendet skeptike për të aprovuar hapjen e negociatave me Shqipërinë në dy vitet e fundit.