Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se viti që po vjen do të jetë shumë i pasur me aktivitete sportive në Kosovë.
Kjo për shkak se Prishtina është shpallur tashmë si “Qytet Evropian i Sportit”, titull ky që mundëson mbajtjen e shumë aktiviteteve sportive duke përfshirë të gjitha moshat.
“Kryeqyteti vetëm së është zgjedhur tani si ‘Qytet Evropian i Sportit’, ku do të kemi një numër të madh të aktiviteteve sportive në kryeqytet ku do të bëhen bashkë të gjitha grupet e ndryshme të moshave, pra prej fëmijëve deri tek personat me nevoja të veçanta e deri tek të moshuarit, pra të gjithë do të jenë pjesë e sporteve dhe eventeve të ndryshme që do të ndihmojë t’i bëjë qytetarët së bashku e po ashtu të iu ndihmojë edhe për një shëndet më të mirë.”
I pari i kryeqytetit të Kosova e tha këtë në organizimin e mini-maratonës humanitare “Vrapo babadimër”. /KP/