Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një foto të një pike basti të mbyllur.
Krahas fotos, Rama në profilin e tij në Facebook, komenton se vit si ky nuk ishte parë prej kohësh, duke iu referuar kapsollave dhe lojërave të fatit.
“Vit i Ri me këmbë të mbarë, pa kumar e pa kapsolla”, shkruan Rama.
Pas mbylljes së basteve sportive qeveria është shprehur se do të marrë përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë. /Telegrafi/