Site icon Telegrafi

Rama: Vettingu si ilaç gjarpërinjsh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas akuzave të opozitës, duke i cilësuar akuzat e kësaj të fundit kundër procesit të vettingut si ato të frontit të dikurshëm Demokratik të lagjes.

Reagimi i kreut të qeverisë ka ardhur në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Basha: Rama, kreu i oktapodit të drejtësisë së korruptuar

“Vettingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër vettingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes! Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli”, theksoi Rama në statusin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version