Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se çështja e korrupsionit nuk është vetëm çështje e LSI-së.
Ai ka thënë se ka punuar mjaft mirë me të gjithë ministrat e LSI-së, përveçse me Ylli Manjanin.
“Me të gjithë kam punuar mirë, veç se me Ylli Manjanin. Ai nuk ishte për atë punë”, tha Rama, shkruan Lapsi.al.
I pyetur se përse e pranoi emërimin e tij, Rama tha: “Thashë ta provoja një herë sepse nuk doja ta besoja që nuk ishte për atë punë. Thashë t’i jap një shans”./Telegrafi/