Gazetari Fidan Rama, në emisionin Prime Time në Kanal 10, ku po flitet për tematikën: Rruga e Haradinajt drejt Presidencë, thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje, ka zgjedhur një element sa i përket pozicionit të shtetit dhe se partitë e tjera politike nuk është që flasin për dialogun Kosovë Serbi.
Siç tha ai, vetë esenca e saj ka njëfarë lidhshmërie se pa një përfundim të këtij dialogu ne nuk mund të flasim për konsolidim të shtetit e ky konsolidim nënkupton pastaj pjesën ekonomike, shëndetësi arsim e me radhë.
“Duke qenë në këtë rrugëtim është vetëm AAK-ja e vetme me kërkesën apo kandidaturën për postin e presidentit i ka dhënë prioritet çështjes së dialogut si ide që mund të zgjidhet përmes Haradinajt nëse zgjidhet president”, u shpreh Fidan Rama.