Site icon Telegrafi

Rama: Vendim i duhur anulimi i faljes së namazit dhe tubimet nëpër xhami

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur vendimin e komunitetit mysliman, të cilët kanë vendosur të anulojnë faljen e namazit dhe tubimet nëpër xhami për shkak të coronavirusit.

Rama ka thënë se ky vendim është i duhur në kohën e duhur dhe se ka mesazh kuptimplotë, transmeton Telegrafi.

‘Respekt, respekt, respekt për komunitetin mysliman që vendosi anulimin e faljes së namazit dhe të çdo tubimi nëpër xhami. Ky është jo vetëm vendim i duhur dhe në kohën e duhur por edhe mesazhi më kuptimplotë që komuniteti mysliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptar”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, në Shqipëri është shënuar viktima e parë nga coronavirusi, ndërsa deri tani numri i të prekurve nga ky virus është 12./Telegrafi/

Exit mobile version