Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot batutat dhe komunikimin në distancë me anë të videove të shpërndara në rrjetet sociale me Lulzim Bashën.
Rama u shpreh se në fillim kishte dashur të ishte pjesë e listave të hapura më 11 maj, por se më pas “u frikësua” nga Basha dhe u “fsheh” në listat e mbyllura.
“Prap përgjumësh ti mo burrë? Po si pyeta unë për ty kur t’i vetë më nise video më the o Rame ku je? I madh je. Ej ti në listë të hapur ë? I fortë je bravo, por ishalla po ta beson njeri këtë. Po sa deputetë do nxjerrësh në Tiranë? Apo të gjithë? Ma thuaj pak këtë se me zor po pres
E thashë mo Lul, por do të jem në listë të hapur kur më rrejti mendja që ti nuk kishe për t’u zgjuar për këtë vit, por kur pashë që ti dole në fushë, thash ik o Ramë shko mbyllu në listë se erdhi Lul suferina, ik o Ramë se po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dalë në rrugën e fitoreve të një pas njëshme.
E mor Lul nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi, ti ke lind me këmishë nate mo vlla. Mua nuk me do gjumi, thotë dua Lulin”, tha ai.
Rama u përgjigj edhe në lidhje me batutën e djeshme të Bashës, ku e pyeste “ku i ke shokët” sipas këngës së reperit nga Kosova Unikkatil.
“Nuk desha të të lëndoj për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Ne fakt ikën ata apo ike ti, më duket se të nxorën ata nga shtëpia tek pullë por ti aha buza vesh më vesh, flokët pikë njësoj si kur fitoje me mua. PS është shtëpi e madhe Lul, një bie mijëra ngrihen, do e shohësh sa ngrihen më 11 maj,. Po euroatlantikëve si do i shkojë halli? Si the si the? Do ju heq vizat amerikane. Po kjo Aleanca e Shqipërisë madhështore si të duket më qafsh”? ka përfunduar Rama.