Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur që urimin e parë për këtë ditë të shënuar për vendin, 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, ta bëjë përmes rrjeteve sociale.
Rama në një postim në profilin e tij, në rrjetin social ‘Facebook’, uron shqiptarët për festën kombëtare.
“MIRËMËNGJES ?
dhe GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT??”, shkruan Rama, ndërsa ka zgjedhur si foto pamje nga Varrezat e Dëshmorëve.
Kujtojmë se dje kreu i qeverisë shqiptare festoi 28 Nëntorin, në qytetin simbol të Pavarësisë, Vlorë, ku dhe vendosi kurorë me lule në Sheshin Flamuri. /Telegrafi/