Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me disa pamje nga rruga e re në Gramsh.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje fantastike të liqenit të Banjës dhe të rrugës së re Banjë-Gramsh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Deri në vitet e fundit, pavarësisht pasurive të panumërta natyrore dhe klimës që e bën të favorshëm në çdo stinë, Gramshi nuk renditej si një nga destinacionet më të frekuentuara turistike. Shkak për këtë ka qenë padyshim mungesa e infrastrukturës që e bën të vështirë depërtimin deri në grykat e maleve, liqenet e bukur malorë apo edhe pyjet masive.
Por, me ndërtimin e rrugës së re, tashmë qyteti vetëm 1:30 minuta larg nga Tirana, është bërë një destinacion i preferuar për turizmin e aventurës apo për një fundjavë të shkëputur nga jeta kaotike e qytetit. /Dita/Telegrafi/