Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar me ritualin e përditshëm, atë të urimit të një mëngjesi për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Facbook.
Numri një i Qeverisë, ka zgjedhur të postojë pamje të Unazës së Jashtme të Tiranës, ku Rama ka bërë të ditur se ka përfunduar ndërtimi i segmentit të radhës me gjatësi 4.14 km nga “TEG” në Farkë.
“Vijojnë punimet nga Farka deri në Shkozë”, ka bërë të ditur Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama
Mirëmëngjes
Me këto pamje të Unazës së Jashtme të Tiranës ku ka përfunduar ndërtimi i segmenti të radhës me gjatësi 4.14 km nga “TEG” në Farkë, ndërsa vijojnë punimet nga Farka deri në Shkozë, ju uroj një ditë të mbarë. /Telegrafi/