I gjendur në mesin e fëmijëve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar përmes një postimi festën e Krishtlindjes.
Në fotografinë e publikuar në Facebook, Rama shkruan “Gëzuar Krishtlindjet”.
Më herët mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë shqiptare shpërndau fjalën e Papa Françeskut.
“Zoti nuk i jep kurrë dhuratë atyre që nuk janë në gjendje ta marrin! Ai na ka dhënë Krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim”. /Telegrafi/