Site icon Telegrafi

Rama uron besimtarët e krishterë: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve. 

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar fotografinë e të një posalinduri në ditën e Krishtlindjeve.

Rama ka shkruar se Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël.

“Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version