Në publikimin e parë në rrjetet sociale për këtë të diel, kryeministri i vendit Edi Rama ka përgëzuar Izmir Smajlajn për suksesin e arritur në Beograd.
Smajlaj u shpall kampion Evrope në kërcim së gjati, në garën e sallave të mbyllura të zhvilluar në Serbi, duke thyer edhe rekordin kombëtar të mbajtur më herët prej vet atij, transmeton TCh.
“Fantastik” e konsideron kryeministri Rama, kampionin e parë evropian në historinë e Atletikës shqiptare, i cili ka ngritur në këmbë stadiumin e Beogradit nën tingujt e himnit tonë kombëtar.
“Faleminderit nga zemra kampion”, mbyll statusin e tij Rama.