Site icon Telegrafi

Rama u shkruan diplomatëve për krizën

Mediat në kryeqytetin shqiptar citojnë Ramën të ketë thënë se mazhoranca nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat e opozitës dhe se opozita kërkon ngritjen e një komisioni me mandat të plotë për të hetuar materialet zgjedhore.

Letra, e cila i është dërguar ambasadorit amerikan, përfaqësuesit të Bashkimit Evropian dhe shefit të zyrës së OSBE, thekson se opozita kërkon vetëm hetimin e materialeve zgjedhore.

Rama nënvizon se Partia Socialiste nuk ka ndryshuar opinionin e saj lidhur me të drejtën e parlamentit për të hetuar fletët e votimit, por shton se ndryshimi për hetimin vetëm të materialeve zgjedhore është kompromisi për zgjidhjen e problemit të transparencës.

Kryetari i PS-së akuzon kryeministrin Sali Berisha për shtim të pasojave të krizës dhe shton se socialistët kërkojnë transparencë të plotë të zgjedhjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version