Site icon Telegrafi

Rama u përgjigjet mjekëve për shpërblimet: 1000 euro shtesë vetëm për ata që janë në “vijën e zjarrit”

Mjektët e Spitalit Rajonal të Lezhës kanë refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekëve të reja të dhënë nga qeveria për muajin mars.

Ata kërkojnë që këto para të shkojnë për familjet me nevojë, pasi iu ishin premtuar 500 euro dhe 1 mijë euro për periudhën e emergjencës së coronavirusit.

Mirëpo ndaj kësaj proteste ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Ai ka deklaruar se qeveria do të paguajë 1000 euro shtesë për mjekët e infermierët që janë në “vijën e zjarrit”.

Statusi i plotë i Ramës:

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!

Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cenon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”, shkruan Rama.

Exit mobile version