Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një video nga jug- lindja e Shqipërisë.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shfaqur fshatin turistik të Tushemishtit, në Pogradec.
Ai në një mbishkrim e cilëson Tushemishtin si një perlë të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes. Dhe me bukuritë që ofron Tushemishti, një tjetër perlë e Shqipërisë tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan Rama. /Telegrafi/