Site icon Telegrafi

Rama: Turp për BE-në që kosovarët nuk lëvizin lirshëm

Këtë deklaratë kreu i qeverisë shqiptare e bëri gjatë takimit të fundvitit me diplomatët, takim që u organizua në kryeministri.

“Turp për BE-në që kosovarët nuk lëvizin lirshëm në Evropë. Janë ndalur që të jenë njësoj në të drejtën për të lëvizur lirisht. Ky ndalim është shprehje e dobësisë që sot manifestohet nga BE-ja, ndërkohë që Kosova si shteti më i ri I Evropës, ka nevojë të trajtohet njerëzisht. Kosova është kyç, për sigurinë e BE-së dhe Evropës si e tërë”, deklaroi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë foli edhe për marrëdhëniet me fqinjët.

“Kemi dëshirë që bashkë me fqinjët të ndërtojmë, pasi ajo që na bashkon është shumë e madhe se sa ajo që na ndan/ Do të vijojmë punën që marrëdhëniet tona me fqinjët të karakterizohen nga dialogu i hapur. Është me rendësi që atmosfera e paqes dhe ndërveprimit të intensifikohet”, tha Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version