Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras në Davos.
Rama ka publikuar videon e takimit, ku shkruan: ” Davos – Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen”, tha Rama.
Sipas tij, objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë. /Telegrafi/