Besa ishte e rrezikshme vetëm në minutat e parë, duke pasur disa raste të mira, por që i shpërdoruan. Trepça në aksionin e parë serioz kaloi në epërsi. Derisa zhvillohej minuta 31’ Shabani harkoi për mrekulli brenda zonës duke gjetur Shkupollin, i cili shfrytëzoj daljen e pamatur të portierit pejan dhe shënoi për epërsinë e Trepçës.
Në pjesën e dytë pejanët filluan duke kërkuar golin e kthimit, që edhe e bënë në minutën e 50’ nëpërmjet Zekës, por i cili u shfuqizua për shkak të pozitës jashtë loje.
Derisa Besa tentonte të barazoj, pas një gabimi amatoresk të mbrojtjes pejane në minutën 68’, Maxhuni përfitoi për mrekulli duke asistuar për Sejdiun, i cili nga afërsia shënoi për 2:0.
“Jam më se i kënaqur me lojë. Treguam lojë të mirë, por ishin gabimet në mbrojtje ato që e përcaktuan fituesin. Trepçës i uroj fitoren dhe sukses në ndeshjet e ardhshme”, tha trajneri pejan, Miftar Rama. /Zëri/Telegrafi/