Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të marrin një shpërblim prej 20.000 lekësh të reja.
Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ndër të tjera ka shkruar se shpërblimi vjen pas vendimit të qeverisë për “Pakon e Madhe të ndihmës”.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, shkroi Rama në Facebook. /Telegrafi/