Në prezantimin e platformës antikorrupsion, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ka ende punë në mënyrë që të garantohet qytetari se do të gjejë atë që kërkon në të gjithë spektrin e shërbimeve.
Ndër të tjera, Rama ka treguar se nuk ka aplikuar ndonjëherë për patentë shofer sepse, sipas tij, nuk është i zoti që të ngasë makinën, plus ka thënë se i ka këmbët e gjata.
“Ne kemi ende disa punë për të bërë që ta garantojmë qytetarin që ta gjejë atë që kërkon në të gjithë spektrin e shërbimeve, në telefon ose në kompjuter dhe ne do t’i mbyllim sportelet dhe të gjithë ata që janë mësuar që të rrinë te sporteli për të kaluar lekë nëpër xhepat e njerëzve, do ta kenë të mbyllur para syve sportelin dhe nuk do të kenë mundësi që të kapin dot asnjë njeri, por do të jenë nëpër zyra, duke marrë nga kompjuteri kërkesat”.
“Fjala vjen, Edi Rama ka aplikuar për patentë makine që nuk kam për ta bërë ndonjëherë, të them të drejtën, sepse nuk jam i zoti që të ngas makinën, plus i kam edhe këmbët e gjata, është shumë e ngatërruar,” ka thënë Rama. /tvklan.