Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kritikuar jo pak nga analistët kosovarë për ato çfarë ka thënë në vizitën e tij në Beograd.
Kritika të mëdha ka marrë edhe për faktin se përmendi Trepçën.
Por, Rama ka treguar në Zona e Debatit në Klan Kosova përse vendosi ta bëjë temë Trepçën në Forumin në Serbi.
“Në mbrëmje përpara se të bëhej takimi shihja gjithë mediat serbe të cilat ishin në anglisht të gjitha shkruanin për Trepçën dhe unë e ngrita, duke thënë besoj gjënë e duhur”, deklaroi Rama, njofton Klan Kosova.
“Unë nuk merrem me ligjin, unë merrem me faktin që Serbia konteston një vendim sovran të Kosovës”, tha Rama.