Site icon Telegrafi

Rama tregon përse takohet shpesh me Vuçiqin (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, jo rrallë është kritikuar për takimet e shpeshta të tij me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka shpjeguar se përse Shqipëria, dhe shqiptarët në përgjithësi, i kanë të rëndësishme dhe të domosdoshme takimet e ndërsjella me liderët e rajonit, përfshirë atë serb.

“Arsyeja pse ne komunikojmë intensivisht me Serbinë dhe në kontekstin e procesit të Berlini, brendapërbrenda rajonit, mes rajonit dhe Bashkimit Europian, është shumë e çarte. Ne e bëjmë këtë, sepse kemi interes ta bëjmë këtë”, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova.

“Është interesi ynë, që na imponon që të jemi të hapur maksimalisht, dialogues dhe sigurisht të prerë aty ku qëndrimet tona janë të prera”.

“Ne jemi një treg jashtëzakonisht i vogël, prandaj kemi nevojë ta transformojmë rajonin në një treg të përbashkët, për të pasur ekonomi, zhvillim dhe paqe të qëndrueshme dhe mbi të gjitha për t’iu dhënë atyre që vinë pas nesh mundësinë që të jetojnë në një realitet më të mirë”, tha ai.

Rama ka thënë se fjalët që kinse ai ka anashkaluar Kosovën në bisedimet dhe marrëveshjet me Serbinë janë të shikuara.

“E gjitha është një shpikej pasi marrëveshja është diskutuar dhe është dakorduar në tryezën e kryeministrave të rajonit ku i pranishëm në çdo tryezë është kryeministri i Kosovës”, ka deklaruar Rama në Zona e Debatit, përballë analistëve kosovarë.

“S’ka aty asnjë lloj anashkalimi nga ana jonë, sepse është marrëveshje e tryezës së Berlinit dhe aty Kosova është prezentë”, siguroi Rama, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version