Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka rrëfyer një ndodhi me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij të parë në Beograd.
Rama ka treguar si Vuçiq e kishte pyetur pse e pati bërë komentin lidhur me “padiskutueshmërinë e pavarësisë së Kosovës”, dhe përgjigjen e tij, njofton Klan Kosova.
“Pasi e kemi mbaruar konferencën e shtypit herën e parë dhe kemi dalë, duhet të shkonim tek dreka zyrtare. Dhe ka qenë një moment shumë prej ‘luftës së ftohtë’: serbët ishin mbledhur të gjithë në një cep, Vuçiq ishte në mes. Kur na sollën gotat për të ngritur dolli, unë shkova për ta bërë këtë gjë. Dhe ata kthehen, por ishte si një mur prej tyre. Vuçiq tërhiqet pak dhe më thonë: ‘pse e bëre këtë gjë?’. Dhe unë i them që ‘nëse për ne kanë rëndësi marrëdhëniet mes vendeve tona, duhet të jemi të vërtetë me njëri tjetrin. Dhe unë sot thashë një të vërtetë të cilën t’i mund ta pranosh, mund të mos e pranosh, por nga mënyrë se si nuk e pranon varet cilësia e këtij raporti. Dhe harroje së në këtë raport mes nesh unë do të shmangem nga ajo që dua të them në sy’. Flasim hapur, drejtpërdrejt, edhe për çështje me të cilat nuk pajtohemi”, tregoi Rama.
I pari i ekzekutivit shqiptar ndërkaq ka folur edhe për rolin e Shqipërisë në procesin clirues të Kosovës, duke vënë theksin tek pozita prej faktori stabilizues e Shqipërisë që nga fillimi, që sipas tij është reflektuar edhe në qasjen ndërkombëtare ndaj cështjes së Kosovës.