Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para gazetarëve pas takimit me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Rama para gazetarëve ka thënë se nuk mund të mbajë konferencë, sepse nuk e ka homologun, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti.
“S’kam homolog unë, nuk jap dot koment”, tha ai.
Ky takim ka qenë i mbyllur për media.
Rama ka deklaruar sot se ende shpreson që sot pasdite të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri shqiptar sot ka nisur një tur ballkanik, i cili ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor.
Ai sot pasdite është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.