Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dalë sot në terren për të shikuar nga afër gjendjen në terren
Rama përmes një postimin në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike Ilirik Musliu, Kryeshefin Ekzekutiv të Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, Petrit Reçica dhe Kryeshefen Ekzekutive të NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë, Nora Cimili Gagica, shikuam për së afërmi gjendjen në terren.
Rama tha se situata e pastërtisë në Prishtinë nuk është e mirë e po ashtu edhe e hapësirave të gjelbra.
“U pajtuam për masa të reja të menjëhershme për të ngritur nivelin e pastërtisë në kryeqendrën e vendit.
Pikërisht për këtë kemi porositur 1400 kontejnerë të rinj, po ashtu edhe 8 kamionë të mëdhenj si dhe jemi duke e shikuar mundësinë e shtimit të kapaciteteve dhe ekipeve tjera për sanimin e problemit.
Tashmë draft – rregullorja e re për menaxhimin e mbeturinave do të jetë në diskutim publik për 30 ditët e ardhshme, qytetarët mund të japin komentet e tyre për këtë dokument të rëndësishëm për kryeqytetin”, ka shkruar Rama.
Po ashtu i pari i kryeqytetit ka lutur qytetarët dhe bizneset për bashkëpunim të ngushtë që ta gëzojnë kryeqytetin ashtu si e meritojnë të gjithë. /Telegrafi/