Telegrafi

Rama thotë se brenda 30 ditësh, biçikletat u përdoren mbi katër mijë herë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se që nga lansimi i projektit të biçikletave, ato janë përdorur mbi 4 mijë herë.

Rama thotë se interesimi i qytetarëve për biçikleta është i madh.

“Që nga lansimi i projektit, në vetëm 30 ditët e para, biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4,000 herë , duke dëshmuar interesin e madh të qytetarëve për këtë mënyrë të qëndrueshme transporti”, shkruan Rama në Facebook.

Tutje, ai thotë se “janë krijuar 5,154 llogari të reja në aplikacionin nextbike, që tregon për interesim të shtuar në përdorimin e biçikletave, duke sjellë përfitime për shëndetin, mjedisin  dhe uljen e trafikut në kryeqytet”./Telegrafi/