Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter një video të kreut të PD Lulzim Basha, ku ky i fundit sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë thoshte se “Rama ka dështuar dhe nuk di më çfarë të bëjë, kjo katastrofë duhet të marrë fund”.
Ndërkohë kryeministri shkruan se videoja e postuar nga Basha është “politikë e mjerë”
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë! pic.twitter.com/IjUwCXjnSf
— Edi Rama (@ediramaal) November 13, 2020
E pas këtij komenti të kryeministrit Rama, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Bashka ka shkruar se “Bashkë do ta mposhtim Ramën e do ta shërojmë Shqipërinë”.
“Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!”, shkruan Basha në Twitter./Telegrafi/
Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin! https://t.co/uy8Snu0m4E
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 13, 2020