Ish drejtoresha e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, ka shpreh shqetësimin për Kalanë e qytetit, e cila sipas saj po qëndron e mbyllur për vizitorë prej dy muajsh.
Rama, e cila tani është këshilltare në (MKRS), Kujtim Gashi, përmes rrjetit social Facebook, ka publikuar një video incizim të shkurtër tek Kalaja e qytetit, dhe ka thënë se duhet të hapen portat e Kalasë, për qytetarët dhe vizitorët.
“Kalova sot kah Kalaja e Qytetit, por ishte e pamundur të futesha brenda. Prej ditës kur ika nga Drejtoria e Kulturës, ky monument nuk u hap më për qytetarët (u bënë dy muaj që rri e mbyllur). Është për të të ardhur keq, një monument që dikur ishte i hapur për vizitorët dhe për çdo aktivitet që të rinjtë organizonin, sot rri i mbyllur. Ndoshta iniciativa “mos ma prek Kalanë” duhet të kthehet në “më lejo ta prek Kalanë” ose “hapma Kalanë”. Le t’i kthehet lavdia e dikurshme këtij monumenti që dikur ia kishte lakminë e gjithë Kosova, le t’i hap portat përsëri për qytetarët dhe të rinjtë”, ka shkruar Rama në Facebook./Telegrafi/